Stafit në selinë kryesore të kompanisë së njohur Nike në Oregon i është dhënë një javë pushim për të ndihmuar në shëndetin mental, raporton BBC.
Gjithë këtë javë selia kryesore e Nikes do të jetë “jashtë funksionit” për t’u dhënë punonjësve të saj pushim pas një viti të vështirë.
“Merrni pak pushim, largoni stresin dhe kaloni kohën me të dashurit e juaj”, ka thënë kreu i firmës Matt Marrazzo në një mesazh dërguar stafit.
Pason nga një lëvizje e ngjashme që kanë marrë aplikacionet Bumble dhe Linkedin.
Një numër i madh i punonjësve po ndihen shumë të lodhur ndërsa pandemia po vazhdon dhe shumë prej tyre po vazhdojnë të punojnë nga shtëpia.
Firmat e mëdha amerikane si Apple, Uber dhe banka Wells Fargo, po ashtu kanë shtyrë planin që stafi të kthehet në seli pasi numri i infeksioneve është rritur nëpër SHBA.
Sipas raportimeve, vendimi i Nikes vjen edhe pas një viti të suksesshëm, ku janë rritur shitjet dhe aksionet e saj janë rritur.