Apple u ka kërkuar punëtorëve të saj që të shkojnë në zyrë për të paktën tri ditë në javë që nga muaji i ardhshëm, në një përpjekje për të rikthyer “bashkëpunimin ndërpersonal”.
Shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook, tha se politika e kompanisë i kërkon të gjithë stafit që rikthehet në zyrë të martave dhe të mërkurave si dhe në një ditë tjetër që do të ishte e ndryshme nga ekipi në ekip, raportoi të mërkurën The Guardian.
Plani zyrtar ndryshon nga propozimi i mëhershëm që u kërkonte punëtorëve të paraqiten nëpër zyre të hënave, të martave dhe të enjteve, çdo javë.
Por tani, një ditë fleksibile do t’u japë mundësi punëtorëve që të vazhdojnë të qëndrojnë katër ditë bllok në shtëpi.
Derisa kompanitë si Twitter dhe Facebook implementuan planin në fillim të pandemisë COVID-19 që lejonte punëtorët të zgjidhnin të punonin nga shtëpia, Apple ka vazhduar me një plan afatgjatë për të gjithë punonjësit që thoshte se ata duhet të kthehen nëpër zyre.