Në pranverë, kur po ngrihej në mënyrë të jashtëzakonshme numri i vdekjeve nga koronavirusi, shumë shtete morën masa agresive për të kontrolluar përhapjen e COVID-19. Qeveritë institucionalizuan gjendje të jashtëzakonshme dhe ndaluan udhëtimet, madje ndaluan edhe tubimet e mëdha. Reagimet e ngjashme janë ndërmarrë, meqë nga pikëpamja mjekësore u panë si të domosdoshme për të ruajtur shëndetin publik. Dhe kjo ua ka lejuar politikanëve që të cenojnë demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Pandemia është përdorur për të justifikuar politikat e përgjimit dhe shmangies së dhënies së llogarisë, me pajtim të opinionit publik. Megjithatë, marrja e kompetencave të gjera ka provokuar edhe rezistencë në Shtetet e Bashkuara, Izrael, Hungari dhe Kinë – dhe çështja është se sa mund të zgjasë efekti i pandemisë për t’iu dhënë flakë edhe më të mëdha shqetësimeve dhe ngritjes së zemërimit publik, shkruan "Foreign Policy Magazine".
Kufizimet e demokracisë më të madhe
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, presidenti Donald Trump e ka përdorur pandeminë si arsyetim për ngritjen e kufizimeve kufitare dhe për kërkesat e azilit. Në mars, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ngrirë marrëveshjen për refugjatët. Marrëveshja u rifuqizua në fund të korrikut, por me shifra të reduktuara të refugjatëve të pranuara në Shtetet e Bashkuara. Deri më 18 shtator, vetëm mbi dhjetë mijë refugjatë ishin vendosur në vitin fiskal 2020 krahasuar me mbi 22 mijë syresh në vitin fiskal 2018. Pos kësaj, në korrik, Trumpi propozoi bllokimin e kërkesave për azil me pretendimet se mund të vihej në rrezik shëndeti publik amerikan. Deri më 11 tetor, vetëm 40 për qind të amerikanëve aprovonin mënyrën e menaxhimit të pandemisë nga ana e Donald Trumpit, megjithëse shumica e republikanëve (apo rreth 81 për qind), krahasuar me demokratët (me 49 për qind), dhe një hise të madhe të të pavarurve (apo 62 për qind) aprovuan kufizimet e përkohshme për emigrantët, me qëllimin se, pretendojnë ata, kështu do të ngadalësohet shkalla e përhapjes së pandemisë.
-
Përballja e të ndaluarve të ICE-së në SHBA me mungesë ilaçesh e trajtimesh mjekësore
-
SHBA-ja do t'u refuzojë vizat aplikantëve që thonë se kanë frikë nga persekutimi në vendin e tyre
-
Mbyllja e pjesshme e qeverisë amerikane, më e gjata në histori
-
Presidenti iranian thotë se Trumpi, Netanyahu dhe evropianët nxitën trazirat në vend
-
Një vit nga rikthimi, Trumpi ushtron pushtet gati të pakufizuar