Mbi 12 mijë foka janë gjetur të ngordhura në bregun e Namibisë të Afrikës Jugore.
Siç njofton organizata joqeveritare që merret me ruajtjen e oqeanit të këtij vendi, gjatë javës së kaluar janë gjetur mijëra foka të porsalindura në rërën e ishullit Pelican Point, që është lokacion i njohur turistik pikërisht për shkak të numrit të madh të delfinëve dhe fokave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNaude Dreyer, biolog i njohur ka njoftuar se pas disa hetimeve të kryera, kanë arritur të zbulojnë rritjen e rasteve të fokave femra të ngordhura.
“Kemi hasur në tufa të fokave femra”, ka thënë Dreyer, shkruan Reuters.
Biologu ka shtuar se hetimet janë kryer kryesisht në plazhin e Pelican Point, ku është gjetur numër më i madh i fokave të ngordhura.
Ministria e peshkatarisë në vend ka njoftuar se mostrat e marra në Afrikën e Jugut do të dërgohen në laborator për të kuptuar shkaktun e vërtetë të ngordhjeve.
Biologu Dreyer mendon se një nga arsyet e ngordhjeve të fokave mund të jetë mungesa e peshqve, që njihet si burimi kryesor i ushqimit të tyre, por edhe ndonjë helmim apo sëmundje.