14 balena të reja kanë ngordhur në një plazh në Tasmania në Australi.
Trupat e balenave të ngordhura u zbuluan nga vendasit në King Island dhe u raportuan tek autoritetet të hënën pasdite, shkruan të martën BBC-ja.
Arsyeja e ngordhjes nuk dihet, por biologët e kafshëve të egra dhe një veteriner janë dërguar për të hetuar rastin.
Ngordhja e balenave nuk është e pazakontë në Tasmani dhe ekspertet thonë se ishulli është “pikë e nxehtë” për ngjarje të tilla.
Një hulumtim do ta përcaktojë nëse më shumë kafshë janë bllokuar në këtë zonë, tha një zëdhënës i qeverisë së shtetit.
Edhe
Rreth 500 balena ngordhin nga një bllokim masiv në ishujt e Zelandës së Re
Shkencëtarja e kafshëve të egra Vanessa Pirotta, tha se balenat e ngordhura ishin ndoshta pjesë e një “bachelor pod” një grup balenash meshkuj të mitur, që hasën në telashe.
“Balenat mund të kenë ‘lundruar keq’, të kenë ndjekur një udhëheqës të sëmurë ose të çorientuar, ose të jenë trembur në ujëra më të cekëta”, shtoi ajo.