Një situatë tmerri po përjeton Athina nga flakët e zjarrit. Ka shkuar në 60 numri i njerërzve të vdekur nga zjarret pranë Athinës dhe 183 raportohen të plagosur, ndërsa Kryqi i Kuq gjeti 26 trupa të pajetë në kopshtin e një vile.
Për Skai TV kryebashkiaku i Rafinës, Evangelos Bournous u shpreh se 60 persona kanë vdekur. Sakaq, Prokurori i Areios Pagos, Xeni Demetriou, ka nxjerre nje urdher hetimi urgjent per te percaktuar shkaqet se si nisi zjarri.
Nga të dhënat e deritanishme, numri i të plagosurve ka shkuar në 183. Mes të plagosurve janë edhe 16 fëmijë, me djegie apo lëndime të tjera.
Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, ndërpreu vizitën në Bosnje dhe Hercegovinë për t’u kthyer në Athinë.
Zona e përfshirë nga flakët është e pyllëzuar dhe e mbushur me shtëpi pushimi.