Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

79 të arrestuar për zjarrvënie në Greqi

Autoritetet në Greqi kanë bërë të ditur se deri më tani kanë arrestuar 79 persona lidhur me zjarret që e shkatërruan vendin.

Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Civile Vasilis Kikilias, ka thënë se ka pasur disa përpjekje nga zjarrvënësit për të ndezur zjarre të reja në malin Parnitha, në veriperëndim të Athinës.

Deri më tani së paku 20 persona kanë humbur jetën si pasojë e zjarreve që kanë kapluar vendin, shkruan BBC.

"Llumi zjarrvënës po vë zjarre që kërcënojnë pyjet, pronën dhe mbi të gjitha jetët njerëzore", tha Kikilias në një deklarim të jashtëzakonshëm për media.

Ai ka thënë se përgjegjësit nuk do të mund të ikin.

Zjarret e verës janë të zakonshme në Greqi dhe shkencëtarët e kanë lidhur shpeshtësinë dhe intensitetin në shpeshtimin e ngjarjeve ekstreme të motit, duke përfshirë valët e nxehtësisë e ndryshimin e klimës.