Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Nga tërmeti në Pakistan, 24 të vdekur dhe qindra të plagosur

Pamje dramatike nga momenti kur një tërmet i fortë goditi pjesën veriore të Pakistanit të martën, duke lënë të vrarë 24 vetë. Tërmeti i magnitudës 5.8 ballë shkaktoi dëme të mëdha në qytetin Jhelum.

Lëkundjet shkatërruan rrugë dhe dëmtuan ndërtesa. Epiqendra e tërmetit me magnitudë 5.8 ballësh ishte pranë qytetit Nju Mirpur.

Pamje pas tërmetit tregojnë se si edhe pemët janë shkulur nga rrënjët, ndërsa makinat kanë rënë në krisjet e mëdha të asfaltit të krijuara nga lëkundjet.