Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dhjetëra të vdekur nga tërmeti i fuqishëm në Nepal

Të paktën 128 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar pas një tërmeti të fortë që goditi Nepalin perëndimor. Dëshmitarët thanë se shtëpitë në zonë janë shembur.

Tërmeti me magnitudë 5.6 goditi të premten vonë në perëndim të vendit.

Në qarkun Jajarkot, i cili është afër epiqendrës, 92 persona u konfirmuan të vdekur dhe 55 të tjerë të lënduar, raportoi Guardian. 

Forcat e sigurisë janë dërguar për të ndihmuar në operacionet e kërkimit dhe shpëtimit.

Mediat kanë raportuar se spitalet janë mbushur me pacientë. Shtëpitë janë rrëzuar komplet ose janë dëmtuar rëndë ndërsa ka të mbijetuar nën rrënoja.