Të paktën 157 persona kanë vdekur pasi një tërmet i fuqishëm ka goditur veriperëndimin e Nepalit të premten, raporton CNN.
Zyrtarët kanë paralajmëruar se shifra e të vdekurve pritet të rritet.
Shkalla e tërmetit raportohet se ishte 5.6 ballë Rihter, ndërsa goditi 42 kilometra nga Jumla.
Dridhjet u ndien edhe në Indi.
Të paktën 170 raportohet se janë lënduar.
Në qarkun Jajarkot, afër epiqendrës së tërmetit, u konfirmuan 105 të vdekur e 55 të lënduar. Në qarkun në afërsi, Rukumin Perëndimor, u konfirmuan 52 të vdekur e 85 të lënduar.