Nga 11 tetori gjermanët duhet të paguajnë vetë për testet e COVID-19. Ato do të vazhdojnë të jenë falas për fëmijët nën 12 vjeç dhe gratë shtatzëna.
Më shumë se një gjysmë viti testet kundër COVID-19 ishin falas, tani shumica e tyre duhet të paguhen nga qytetarët gjermanë.
Politika thotë se do ishte e gabuar të paguhej nga shoqëria testi i COVID-19 për ata që refuzojnë vaksinimin, kur tani ky është i mundur.
Edhe bashkitë gjermane e kanë përshëndetur këtë vendim.
"Ne nuk mendojmë, se heqja e testeve falas do të çojë në konflikte serioze sociale", është shprehur Gerd Landsberg, kreu i Shoqatës së Bashkive dhe Komunave Gjermane, për rrjetin redaksional gjerman, "Redaktionsnetzwerk Deutschland". /DW
Artikuj të ngjashëm
-
SHBA-ja rikthen testet falas për Covid-19
-
Nga 1 tetori, Gjermania me rregulla të reja anti-COVID
-
Gjermania prezanton qysh tash masat e reja anti-COVID për vjeshtë dhe dimër
-
Suedia i jep fund testimeve për COVID-19 ndërsa po heq kufizimet
-
Në SHBA funksionalizohet uebfaqja për të porositur teste falas për COVID-19