Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Nga Serbia në Zelandë, rritja e të djathtës ekstreme inspiruar nga kriminelët e luftës

Shtetet në Ballkan duket sikur nuk kanë probleme, sa i përket të djathtës ekstreme, meqë nuk kanë përfaqësues në parlament.

Por, e djathta ekstreme, sidomos në Kroaci e Serbi, është e rrënjosur thellë në strukturat shoqërore.

Veçanërisht mes tifozëve të futbollit, ku shfaqet nacionalizmi. Dinamo e Hajduk në Kroaci, Crvena Zvezda e Partizan në Serbi, përqafuan nacionalizmin si ideologjinë e tyre kohë më parë.

Disa ekipe të futbollit shkuan madje shumë larg, sikurse klubi Obilic nga Beogradi, që në vitin 1996 u ble nga krimineli i luftës, Zeljko Raznatoviq Arkan.

Klubi, emrin e mori nga ai që në Serbi njihet si hero i mesjetës, Milos Obiliq. Tifozët e këtij klubi njihen si figurat e preferuara të djathtistëve, mbrojtësit e krishterimit, ‘Kalorësit’.

Edhe Kolumne Vuçiqi po e humb mbështetjen në Serbi, por e ka mbështetjen e madhe ndërkombëtare

Duke qenë ekip i dorës së dytë, Oblici, fitoi kupën e Serbisë vetëm një herë, sa udhëhiqej nga Arkani.

Hetimet e mëvonshme rreth Arkanit zbuluan se suksesi i klubit Obilic rrodhi nga telefonata kërcënuese që pranonin lojtarët kundërshtarë.

Një numër i madh i referëve pohuan më vonë se Arkani futej deri në zhveshtore e ia drejtonte revolen secilit që mund të dëmtonte ekipin e tij.

Pothuajse 20 vjet pas vrasjes së Arkanit, Obilici i tij nuk luan më në asnjë ligë, por djathtistët janë aty të shpërndarë në dhjetëra organizata, disa prej të cilave numërojnë mijëra anëtarë.

Fuqinë e tyre, shpesh e shprehin me marshe e protesta të ndryshme, e sulme ndaj grupeve të caktuara të qytetarëve.

Situata jostabile politike në rajon, ndikon në fuqizimin e së djathtës në Serbi.

Edhe Kolumne Krimi, politika dhe futbolli në Serbi

Se çfarë ndikimi ka e djathta ekstreme serbe, dëshmoi edhe rasti i sulmuesit në qytetin Christchurch në Zelandë, i cili ndër vite, inspirimin për besimet e tij e gjente te kriminelët serbë të luftës.

E djathta ekstreme në Serbi përkrah edhe presidentin aktual Aleksandar Vuçiq.

Djathtistët e kishin përshëndetur iniciativën e presidentit për hapjen e dialogut rreth statusit të Kosovës dhe kishin pritur thirrje për pjesëmarrje në këtë.

Dusan Janjiq, nga Fondi për Raporte Etnike, i pyetur rreth protestave të fundit kundër qeverisë serbe që po mbahen në vend, tha se është më shumë i shqetësuar se për to nuk po raportohet.

“Këto protesta në Serbi organizohen kryesisht shkaku i pakënaqësisë së qytetarëve. Pas tyre qëndron Partia Demokratike. Por, këtu kemi protesta tjera për të cilat nuk raportohet. Mua më shqetësojnë protestat e së djathtës ekstreme”, ka thënë Janjiq.

Edhe “The Guardian” alarmon për fashizmin nga tifozët serbë ndaj Kosovës dhe lidhjen me Vuçiqin Arbëri “The Guardian” alarmon për fashizmin nga tifozët serbë ndaj Kosovës dhe lidhjen me Vuçiqin

Janjiq pohon se pushteti i Vuçiqit, megjithatë, është dobësuar, meqë serbët, thotë ai, e kanë kuptuar se nuk mund të mbesin më pjesë e një shteti vasal e autoritar.

Sipas tij, pozita e presidentit për Vuçiqin, varet shumë nga situata me Kosovën.