Një anije është fundosur pasi është ndeshur me një tjetër, në ujërat territoriale të Irakut, me ç’rast kanë humbur jetën së paku katër marinarë, ndërsa disa të tjerë konsiderohen të zhdukur, ka raportuar Televizioni shtetëror irakian.
Sipas raportit të mbrëmshëm, kur ndodhi aksidenti në bregdetin jugor të Irakut, në anijen që ofron mbështetje për zhytje, Al-Misbar, ishin 21 marinarë.
Së paku 10 marinarë janë shpëtuar dhe deri mbrëmë vonë kishte vazhduar kërkimi për të tjerët.
Anija Al-Misbar është pronë e shtetit.
Anija tjetër e përfshirë në ndeshje ishte identifikuar si anije transportuese e regjistruar jashtë Irakut.
Artikuj të ngjashëm
-
Të paktën 80 të vdekur nga sulmi amerikan ndaj anijes iraniane afër Sri Lankës
-
Dy të vdekur dhe dhjetëra shtëpi të dëmtuara nga përmbytjet në Irak
-
Anija me migrantë fundoset në afërsi të Greqisë, 32 të vdekur
-
Marina tajlandeze në kërkim të 30 marinarëve pas fundosjes së anijes
-
Fundoset një anije e mallrave në Gjirin Persik, shpëtohen dhjetëra anëtarë të ekuipazhit