Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

“Nga lumi deri në det” – fraza që nxit pakënaqësi në konfliktin Izrael-Hamas

Shumë aktivistë palestinezë thonë se fraza është thirrje për paqe dhe barazi pas 75 vjetësh të shtetësisë izraelite dhe sundimit ushtarak izraelit ndaj miliona palestinezëve. Hebrenjtë e shohin si thirrje për shkatërrimin e Izraelit.

Lumi Jordan ka rrjedhën e lakuar më shumë se 300 kilometra të gjatë në krahun lindor të Izraelit dhe Bregut të pushtuar Perëndimor. Deti është Mesdheu që vezullon në perëndim të tij.

Mirëpo fraza për hapësirën në mes, “nga lumi deri në det”, është bërë betejë mes fuqisë së re izraelite dhe aktivistëve propalestinezë pas luftës që ka nisur më 7 tetor.

“Nga lumi deri në det, Palestina do të jetë e lirë”, kanë kënduar aktivistët propalestinezë nga Londra në Paris e deri në Washington. Shfrytëzimi i kësaj fraze ose mbrojtja mund t’u kushtojë figurave publike, siç është kongresistja Rahsida Tlaib, e cila u censurua të martën nga Dhoma e Përfaqësuesve.

Mirëpo kur bëhet fjalë për konfliktin e Meslindjes, kuptimi i frazës varet se kush e rrëfen tregimin dhe cila audiencë është duke dëgjuar.

Shumë aktivistë palestinezë thonë se fraza është thirrje për paqe dhe barazi pas 75 vjetësh të shtetësisë izraelite dhe sundimit ushtarak izraelit ndaj miliona palestinezëve. Hebrenjtë e shohin si thirrje për shkatërrimin e Izraelit.

Edhe Kolumne Gjysma e dytë e munguar e fjalisë në Gaza

Një gjë është e qartë: luftëtarët e Hamasit kanë vrarë më shumë se 1 mijë e 400 persona në Izrael dhe kanë marrë peng 240 të tjerë. Kjo është dhuna më e rëndë kundër hebrenjve që prej Holokaustit. Izraeli ka reaguar me fushatë të rëndë ajrore ndaj Gazës dhe ka nisur pushtimin tokësor. Gjatë këtyre bombardimeve janë vrarë më shumë se 11 mijë palestinezë. Numri i të vrarëve do të rritet. Rezultati është raundi më i përgjakshëm i luftimeve mes izraelitëve dhe palestinezëve në dekadat e fundit.

Në atë që pasoi pas sulmeve të Hamasit, thirrja i rrezikon pothuajse të gjithë.

“Nga lumi deri në det” jehon në secilin tubim propalestinez në kampuse dhe qytete. Disa e kanë shndërruar si thirrje për shtet të vetëm në tokën mes lumit Jordan dhe Detit Mesdhe.

Nga viti 2021, fraza ishte shfrytëzuar nga Hamasi si slogan për të marrë tokën mes Izraelit, Rripit të Gazës dhe Bregut Perëndimor.

“Palestina është e jona nga lumi deri në det dhe nga jugu në veri”, kishte thënë Khaled Mashaal, ish-lider i grupit të Hamasit. “Nuk do të ketë lëshime të asnjë pëllëmbe të tokës”, thoshte ai në tubimin e vitit 2012 në 25-vjetorin e themelimit të grupit.

Edhe Si erdhën deri te tensionet e reja Izraeli dhe palestinezët? Botë Si erdhën deri te tensionet e reja Izraeli dhe palestinezët?

Mirëpo historia prapa frazës është shumë më e madhe dhe është përdorur me dekada.

Në muajt para dhe gjatë luftës së vitit 1948, më shumë se 700 mijë palestinezë ikën ose u dëbuan nga toka që tani njihet si Izrael. Shumë prej tyre prisnin që të ktheheshin. Izraeli pushtoi Bregun Perëndimor bashkë me Gazën dhe lindjen e Jerusalemit në luftën e vitit 1967. Në vitin 2005, Izraeli u tërhoq nga Gaza dhe në vitin 2007, Hamasi mori kontrollin e rripit të ngushtë nga Autoriteti Palestinez pas një grusht shteti të dhunshëm.

Edhe stenografia “nga lumi në det” jehon në mesin e protestuesve propalestinezë, rrjete sociale dhe gjendet edhe në pakot e shumë mallrave, prej rrobave e deri te qirinjtë.

Të pyesni hebrenjtë në Londër se çfarë është më e frikshme në ngritjen e rasteve antisemite, shumë prej tyre do të përmendin frazën. Është shenjë, thonë ata, dhe sjell frikë.

Edhe Nën hijen e luftës me Iranin, kolonët izraelitë terrorizojnë komunitetet palestineze Botë Nën hijen e luftës me Iranin, kolonët izraelitë terrorizojnë komunitetet palestineze

“Nuk dyshoj se Hamasi u gëzohet thirrjeve ‘nga lumi deri në det’, sepse Palestina mes lumit dhe detit nuk lë asnjë milimetër për Izraelin”, thuhej në një letër të 30 mediave izraelite që është publikuar të mërkurën.

Dhe pas sulmit të Hamasit më 7 tetor, askush nuk është i mendimit se fraza është thjesht kundër Izraelit. Të gjithë janë të mendimit se është thirrje kundër hebrenjve.