Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Netanyahu thotë se mirëpret mundësinë e zgjatjes së armëpushimit

Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ka thënë presidentit të SHBA-së, Joe Biden të dielën se mundësia e zgjatjes së armëpushimit me Hamasin do të ishte “i mirëpritur” në këmbim të lirimit të mëtejshëm të 10 pengjeve në ditë nga Gaza.

“Ne sollëm një grup tjetër pengjesh këtë mbrëmje - gra dhe fëmijë, dhe ne jemi prekur në thellësi të zemrave tona, i gjithë kombi, kur shohim këtë ribashkim të familjeve. Thjesht pamje që trazon shpirtin”, tha Netanyahu në një deklaratë. “Ekziston gjithashtu një plan që thotë se është e mundur të lirohen dhjetë pengje të tjera çdo ditë. Kjo do të ishte e mirëseardhur”, shtoi ai.

Netanyahu tha se i tha Bidenit se edhe kur të përfundojë armëpushimi, Izraeli “do të shkojë në realizimin e qëllimeve tona me forcë të plotë: Eliminimin e Hamasit, sigurimin që Gaza nuk do të kthehet në atë që ishte dhe - natyrisht - lirimin e të gjithë pengjeve tanë”.

Të dielën, Netanyahu vizitoi trupat izraelite brenda Rripit të Gazës, ku u zotua, “ne do të vazhdojmë deri në fund, deri në fitore. Asgjë nuk do të na ndalojë”.

Në deklaratën e lëshuar më vonë të dielën, ai tha: “Pasi isha sot në Gaza dhe u takova me ushtarët tanë, heronjtë tanë, rezervistët dhe ushtarët tanë të guximshëm, me zjarr në sytë e tyre, jam i bindur se do t'ia dalim, sepse kemi asnjë zgjidhje tjetër."