Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, ka thënë se palestinezët duhet të përballen me realitetin se Jerusalemi është kryeqytet i Izraelit në mënyrë që lëvizet në drejtim të gjetjes së një paqeje.
Netanyahu tha se Jerusalemi ishte kryeqytet i Izraelit për 3 mijë vjet dhe nuk ishte asnjëherë kryeqytet i ndonjë populli tjetër.
Deklaratat e tij vijnë ne mesin e protestave nga bota myslimane dhe arabe, pas vendimit të SHBA-ve e cila njohu Jerusalemin kryeqytet të Izraelit, transmeton KosovaPress.
Dhuna ka shpërthyer në afërsi të ambasadës amerikane në Liban të dielën.
Duke folur në Paris pas bisedimeve me presidentin francez Emmanuel Macron, Netanyahu tha se përpjekjet për të mohuar "lidhjen mijëvjeçare të popullit hebre në Jeruzalem" ishin absurde.
"Ju mund ta lexoni atë në një libër shumë të mirë - quhet Bibël," tha ai. "Ju mund ta lexoni atë pas Biblës. Ju mund ta dëgjoni atë në historinë e komuniteteve hebraike nëpër diasporën tonë ... Ku tjetër është kryeqyteti i Izraelit, pos në Jeruzalem?”, tha ai.
-
Netanyahu: Trump bëri historinë
-
Pence arriti në Izrael, bisedoi me Netanyahun
-
Erdogan: Jerusalemi është kryeqytet i Palestinës
-
Mogherini i thotë Netanyahut se BE-ja s’do ta njohë Jerusalemin kryeqytet të Izraelit
-
Mogherini: Zgjidhja e konfliktit Izrael – Palestinë, me dy shtetet kryeqytet Jerusalemin