Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Netanyahu kërkon përfundimin e misionit UNRWA: Dha informacion të rremë kundër Izraelit

Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka akuzuar Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën në Gaza, për ofrimin e informacioneve të rreme kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, raportoi të mërkurën “The Jerusalem Post”.

Gjatë një bisede që zhvilloi me një delegacion ambasadorësh, Netanyahu e ka cilësuar UNRWA-n si një nga organizatat që i dhanë informacione mbi të cilat Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka bazuar vendimin e saj.

“Shumë nga akuzat, të rreme dhe të pabaza, që u ngritën kundër nesh në Hagë u ngritën nga zyrtarë të UNRWA-s”, ka thënë ai.

Netanyahu u deklarua afërsisht një javë pasi GJND-ja lëshoi urdhrin e përkohshëm kundër Izraelit në të cilin i kërkoi atij të përmbahej nga aktet që mund të çonin në gjenocid kundër palestinezëve.

Ai ka kërkuar që agjencia të zëvendësohet.

“UNRWA është e infiltruar në Hamas. Ka qenë në shërbim të Hamasit dhe shkollave të tij dhe në shumë gjëra të tjera. Këtë e them me keqardhje të madhe sepse shpresonim se do të kishte një organ objektiv dhe konstruktiv për të ofruar ndihmë. Ne kemi nevojë për një trup të tillë sot në Gaza. Por UNRWA-ja nuk është ai organ. Duhet të zëvendësohet nga ndonjë organizatë që do ta bëjë atë punë”, është shprehur ajo.

Edhe Izraeli shkatërron selinë e OKB-së në Jerusalem Botë Izraeli shkatërron selinë e OKB-së në Jerusalem

Ai theksoi se “është koha që komuniteti ndërkombëtar dhe vetë OKB-ja të kuptojnë se misioni i UNRWA-së duhet të përfundojë”.

Izraeli ka njoftuar se 12 nga anëtarët e stafit të UNRWA-s kanë marrë pjesë në sulmin e 7 tetorit. UNRWA-ja pushoi nga puna nëntë nga ata anëtarë të stafit.