Nëntë persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, si pasojë e infektimit me COVID-19.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë të Maqedonisë Veriore, edhe 457 raste të reja kanë rezultuar pozitive nga gjithsej 2,730 testime të kryera.
Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive, 74 janë riinfeksione.
Në të njëjtën periudhë kohore edhe 447 pacientë kanë rezultuar të shëruar.
Që nga fillimi i epidemisë deri më sot në këtë vend janë kryer gjithsej 1,896,139 teste për COVID-19. Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me është 298,195, numri i të shëruarve është 285,907, ai i të vdekurve është 9,036 dhe numri i rasteve aktive ka rënë në 3,252.