13 persona kanë vdekur brenda 24-orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, si pasojë e infektimit me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi ka njoftuar se edhe 467 raste të reja me koronavirus janë regjistruar nga gjithsej 2,533 mostra të marra për testim.
58 nga këto raste pozitive janë shënuar si riinfeksione.
Gjatë së njëjtës periudhë kohore, 414 pacientë janë shëruar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 286,378.
Deri më tani në Maqëedoninë Veriore janë kryer 1,898,672 teste për COVID-19. Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me COVID që nga fillimi i epidemisë është 298,662, numri i të shëruarve është 286,378, numri i të vdekurve është 9,050 dhe numri i rasteve aktive është 3,233.