Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Nëntë të vdekur nga COVID-19 sot në M.Veriore

Nëntë persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, si pasojë e infektimit me koronavirus.

Të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë e fqinjit lindor të Kosovës, tregojnë se është shënuar rritje e rasteve të reja pozitive me COVID-19 në këtë vend.

Një mijë e 396 raste kanë rezultuar pozitive nga gjithsej 11 mijë e 478 mostra të marra për testim.

Në të njëjtën periudhë kohore janë regjistruar edhe 348 raste të shërimit, duke e çuar në 214 mijë e 854 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i epidemisë është 233 mijë e 464, ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në tetë mijë e 32 dhe numri i rasteve aktive është 10 mijë e 578.