Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, të hënën do të takohet me zëvendës presidentin e Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, në Washington.
Markoviq ka thënë se takimi me Pence do të pasojë dorëzimin e dokumentacionit të ratifikuar në Departamentin Amerikan të Shtetit mbi anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, raporton REL.
“Suksesi i gjithëmbarshëm i Malit të Zi nuk do të ishte i mundur pa ndihmën e Shteteve të Bashkuara. Besoj se partneriteti dhe miqësia midis nesh do të kenë jetë të gjatë”, ka thënë Markoviq, në një intervistë dhënë revistës amerikane “Time”.
Ai ka vlerësuar se më 5 qershor, me hyrjen edhe formale të Malit të Zi në NATO, vendi do të shënojë kthesën historike, duke u radhitur me kombet më të fuqishme në botë, “për të punuar bashkërisht në promovimin e vlerave të qytetëruara dhe në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në botë”.
-
Zëvendëspresidenti Pence mbledh liderët e Ballkanit në Podgoricë
-
Zv/Presidenti amerikan Pence mbërrin në Mal të Zi, pritet nga kryeministri Markoviq
-
Zëvendëspresidenti Pence pritet të vizitojë Malin e Zi
-
Pomepo konfirmon mbështetjen e SHBA-së për Malin e Zi
-
Një delegacion i Kongresit amerikan viziton Malin e Zi