Një nënë ukrainase ka shkruar në shpinën e vajzës së saj 2-vjeçare detaje të kontaktit, në rast se familja e saj vritet nga ushtarët rusë.
Ukrainasja Sasha Makoviy, ka shpërndarë në rrjetet sociale imazhe të vajzës Vira, në shpinën e të cilës ka shkruar me laps kimik ditëlindjen dhe një numër telefoni, shkruan të martën Daily Mail.
“Ia kam shkruar këto Viras, në rast se na ndodhë diçka ne dhe dikush e merr atë si të mbijetuar”, ka thënë Makoviy.
Ajo ka thënë se ata tashmë janë evakuuar të sigurt, mirëpo dëshiron që me këtë të tregojë luftën e Putinit, e cila siç ka thënë, po vazhdon të ketë cak civilët dhe fëmijët.
Dhjetëra civilë janë gjetur të dielën të vrarë në rrugët e qytetit Buscha, shumë afër Kievit. Besohet që trupat e viktimave kanë qëndruar me javë, të vrarë në rrugë, deri në largimin e forcave ruse nga qyteti.
{gallery}
-
Rrëfimet e grave ukrainase për dhunën seksuale nga ushtarët rusë
-
“Shpirtrat më ndjekin” – rrëfimi i burrit që mbledh trupat e ushtarëve ukrainas
-
Fëmijët ukrainas që humbën të dashurit e tyre në luftë flasin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së
-
Një dyvjeçare e vdekur e 22 të lënduar në sulmin rus në Dnipro të Ukrainës
-
Tmerri i fëmijëve jetimë të Ukrainës që u vodhën nga Rusia