Në brigjet e rajonit Bodrum në Mugla të Turqisë është fundosur një gomone, e cila transportonte emigrantë të parregullt nga Iraku dhe Siria drejt ishullit grek Kos.
Gomona me 19 emigrantë të origjinës irakiane dhe siriane u fundos pak kohë nga dalja në det pasi ishte nisur nga gjiri Bağla.
Dy anijet e rojës bregdetare të cilët kanë mbërritur menjëherë në zonë pas njoftimit, kanë shpëtuar 15 emigrantë të parregullt irakianë dhe një sirian si dhe kanë gjetur trupat e dy grave.
Pasi emigrantët e parregullt të cilët u shpëtuan përcaktuar se në gomonë ndodheshin 19 persona, njësitë e rojës bregdetare me 2 helikopterë, anija ambulancë dhe pajisje të tjera detare kanë nisur operacionet e kërkim shpëtimit për gjetjen e një personi të humbur.
Ndërkohë theksohet se ekipet po vazhdojnë punimet e kërkim shpëtimit nga ajri dhe nga deti.
-
22 migrantë vdesin afër Greqisë pas gjashtë ditësh në det
-
Të paktën 18 migrantë të vdekur nga fundosja e një varke në Detin Mesdhe
-
Pesë të vdekur në Turqi pasi varka me emigrantë u përplas me një anije të rojës bregdetare
-
Shtatë emigrantë të vdekur pasi varka përplaset në shkëmbinj afër Turqisë
-
Dy emigrantë humbin jetën në Greqi pas përplasjes së gomones për shkëmbinj