Madrid, 20 dhjetor – Të paktën 12 migrantë humbën jetën dhe 33 mbijetuan në detin Alboran jashtë brigjeve të Spanjës, njoftoi gazeta spanjolle ”El Pais”.
Anija ‘’Salvamento Maritimo’’ e një organizate shtetërore ndihmash, shpëtoi personat në bordin e varkës të vogël që kishte lënë Marokun më 18 dhjetor.
Fluksi i migrantëve drejt Italisë ka pësuar një rënie kohët e fundit, pas masave të autoriteteve vendase për mospranimin e anijeve, por ato kanë ndërruar trajektore duke zbritur në brigjet spanjolle.
Artikuj të ngjashëm
-
Të paktën 11 të vdekur nga përmbysja e një varke me emigrantë në Mesdhe
-
22 migrantë vdesin afër Greqisë pas gjashtë ditësh në det
-
53 migrantë të vdekur ose zhdukur nga përmbysja e një varke pranë Libisë, mes tyre dy foshnje
-
Të paktën 18 migrantë të vdekur nga fundosja e një varke në Detin Mesdhe
-
Më shumë se 40 emigrantë humbën jetën në brigjet e Tunizisë