Lideri politik i Hamasit, Ismail Haniyeh, ka thënë se dy komandantë të lartë nga krahu ushtarak i Hamasit, janë vrarë në Bejrut përkrah zëvendëskreut politik Saleh al-Arouri, raporton “BBC”.
Ai ka thënë se janë vrarë komandantët e Brigadës al-Qassam, Samir Fendi dhe Azzam al-Aqra. Po ashtu ka thënë se ka tjerë të vrarë, por nuk ka dhënë emra apo shifra të vdekurve.
Në një deklaratë të lëshuar nga Hamasi është raportuar edhe për katër burra tjerë të vrarë, duke çuar shifrën totale të vdekurve në shtatë.
Në deklaratë, Haniyeh e ka quajtur “qyqar” sulmin dhe e ka akuzuar Izraelin se ka shkelur integritetin territorial të Libanit dhe ka përshkallëzuar konfliktin.
E kryeministri palestinez Mohammad Shtayyeh ka dënuar gjithashtu ashpër vrasjen e zëvendëskreut politik të Hamasit, al-Arouri.
Ai ka paralajmëruar për “rrezikun dhe pasojat që mund të pasojnë”.
Ndërkohë grupi militant Hezbollah, që vepron në Liban, ka thënë se sulmi në jug të Bejrutit nuk do të mbetet pa u ndëshkuar.
Edhe
Raportohet se një tjetër komandant i Hamasit u vra në një sulm të Izraelit
“Ishte sulm serioz ndaj Libanit”, është thënë nga Hezbollahu. “Nuk do të shkojë pa reagim apo ndëshkim”.
Këshilltari i kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka quajtur shpërthimin e të martës në Bejrut si “goditje kirurgjike”.
Mark Regev ka thënë se Izraeli nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por ai ka thënë se kushdo që e ka bërë e ka bërë “një goditje kirurgjike kundër lidershipit të Hamasit”.
-
Vrasja e njërit prej udhëheqësve të Hamasit mund të zgjerojë konfliktin
-
Guterres kërkon përmbajtje pas sulmit në Bejrut ku u vranë zyrtarë të lartë të Hamasit
-
Kryeministri i Libanit reagon pas sulmit në Bejrut ku u vra zyrtari i lartë i Hamasit
-
Droni izraelit vret zyrtarin e lartë të Hamasit në Bejrut