Një sulm ajror izraelit në një automjet në Bregun Perëndimor të pushtuar vrau një komandant të grupit të armatosur palestinez Hamas të shtunën, raportuan mediat e lidhura me Hamasin, teksa agjencia palestineze e lajmeve "WAFA" bëri të ditur se katër burra të tjerë u vranë gjithashtu.
Identiteti i të tjerëve nuk ishte i qartë, sipas raportit të WAFA-s, i cili citon zyrtarët shëndetësorë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoUshtria izraelite ka njoftuar se kishte kryer një sulm ajror kundër një celule militante rreth qytetit Tulkarm të Bregut Perëndimor. Mediat e Hamasit raportuan se një automjet që transportonte luftëtarë ishte goditur dhe se një nga komandantët e brigadave të saj Tulkarm u vra, raporton Reuters.
Dhuna në Bregun Perëndimor ishte në rritje përpara fillimit të luftës Izrael-Hamas në Gaza më 7 tetor dhe është rritur që atëherë, me sulme të shpeshta izraelite në territor.
Tensionet në mbarë rajonin janë rritur këtë javë pas vrasjes së liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, në Teheran të mërkurën, një ditë pasi u tha se ishte vrarë në Bejrut komandanti i lartë ushtarak i Hezbollahut, Fuad Shukr.
Hamasi dhe Irani kanë akuzuar Izraelin për kryerjen e atentatit dhe janë zotuar të hakmerren kundër armiqve. Izraeli as nuk e ka marrë dhe as nuk e ka mohuar përgjegjësinë për vrasjet.