Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Droni izraelit vret zyrtarin e lartë të Hamasit në Bejrut

Zyrtari i lartë i Hamasit, Saleh al-Arouri është vrarë të martën mbrëma në një sulm izraelit me dron në periferinë jugore të Bejrutit, raportoi Reuters.

Siç është bërë e ditur, ai është vrarë në një bastion të grupit militant libanez aleat, Hezbollah.

Lidhur me rastin, ushtria izraelite ka thënë se nuk u përgjigjet raporteve në mediat e huaja.

Mark Regev, këshilltar i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, ka thënë për MSNBC se Izraeli nuk ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, por "kushdo që e bëri atë, duhet të jetë e qartë se ky ishte sulm ndaj shtetit libanez".

Numri i të vdekurve nga ky shpërthim ka shkuar në gjashtë.