Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Në Slloveni nxënësit që nuk janë vaksinuar, duhet të vetë-testohen tri herë në javë

Në Slloveni sot hynë në fuqi një sërë kufizimesh të reja lidhur me COVID-19 për të parandaluar përhapjen e vazhdueshme të infeksionit.

Përveç maskave për fëmijët më të vegjël, nga data 15 nëntor do të jetë i detyrueshëm vetë-testimi tri herë në javë për të gjithë nxënësit mbi 12-vjeç dhe studentët që nuk janë vaksinuar ose që e kanë kaluar koronavirusin në javët e fundit. Ata do të vetë-testohen në shkollë, jo më në shtëpi.

Klubet e natës janë mbyllur, ndërsa kufizimi i lëvizjes është kthyer nga ora 22 deri në orën 5 të mëngjesit.

Janë ndaluar përkohësisht tubimet, përveç anëtarëve të ngushtë të familjes dhe anëtarëve të së njëjtës familje. Përjashtim nga rregulli janë ngjarjet publike të organizuara brenda dhe jashtë, me kusht që pjesëmarrësit të respektojnë rregullin e PCT-së dhe të mbajnë një distancë prej të paktën 1.5 metrash nga njëri-tjetri.

Maskat janë të detyrueshme në të gjitha hapësirat publike të mbyllura dhe në hapësirat e hapura publike kur nuk mund të mbahet një distancë fizike prej të paktën 1.5 metrash. Maskat janë gjithashtu të detyrueshme në automjete, përveç rasteve kur brenda janë të njëjtët anëtarë të familjes. Fëmijët nën moshën gjashtë vjeç nuk duhet të mbajnë maska.

Dyqanet ushqimore dhe farmacitë ose dyqanet që shesin produkte tualeti dhe kozmetike ose pajisje mjekësore, ku nuk kërkohet certifikata e COVID-it, duhet të ofrojnë të paktën 10 metra katrorë për klient.

Edhe Sot hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID Arbëri Sot hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID

Për tubimet fetare janë gjithashtu të detyrueshme lejet për Covid, maskat dhe një distancë sociale prej të paktën 1.5 metrash.

Punonjësit në administratën shtetërore në vendet e punës ku është e mundur do të urdhërohen që të punojnë nga shtëpia, dhe e njëjta gjë rekomandohet për punonjësit në shërbimet publike, institucionet dhe kompanitë dhe komunitetet lokale.

Kufizimet e fundit po futen pasi mesatarja shtatëditore e rasteve ditore është rritur në 2.858, dhe incidenca 14-ditore për 100,000 popullsi është rritur në 1,707 me afro 800 pacientë me Covid që trajtohen në spitale.