OKB ka deklaruar se një ekip i tyre është sulmuar me armë zjarri, teksa monitoronte një prej zonave ku dyshohet se janë përdorur armë kimike. Inspektorët e Organizatës për Parandalimin e Armëve Kimike ndodhen në Siri për të hetuar ngjarjen e 7 prillit, për të cilën vendet Perëndimore akuzojnë trupat qeveritare se kanë përdorur armë kimike ndaj popullsisë.
“Kur mbërriti në zonën e parë, një turmë e madhe u mblodh dhe e këshilloi ekipin e sigurisë që të tërhiqej. Në zonën e dytë, ekipi u gjend nën një sulm me armë zjarri dhe eksploziv dhe u detyrua të kthehej në Damask”, ka deklaruar një zyrtar i OKB-së.
Më herët, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis fajësoi qeverinë siriane se po vonon mbërritjen e inspektorëve në dy vendngjarjet, me qëllim pastrimin e provave përpara se të nisin hetimet.
“Jemi në dijeni të vonesave që regjimi po i shkakton delegacionit, por jemi gjithashtu në dijeni të praktikave të tyre në të kaluarën, për të mbuluar atë që kanë bërë”, tha Mattis.
-
Haley: SHBA ka prova për sulmin kimik në Siri
-
Organizata e OKB-së e vlerëson si shumë bashkëpunuese udhëheqjen e re siriane
-
Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut do të dërgojë një ekip në Siri javën e ardhshme
-
Këshilli i Sigurimit i OKB-së mblidhet sot për Sirinë
-
Vritet një punëtor i OKB-së në Gaza, një tjetër plagoset