Autoritetet e Gardës Bregdetare kanë shpëtuar tre persona pasi varka e tyre nisi të fundosej në bregun e New-Jerseyt në fundjavë.
Zyrtarët kanë thënë se ekipet e shpëtimit kanë pranuar një thirrje telefonike për ndihmë urgjente për personat që rrezikonin të fundoseshin rreth pesë kilometra larg bregut. Autoritetet menjëherë kanë nisur një motoskaf prej rreth pesëmbëdhjetë metrash në vendin e ngjarjes, duke aktivizuar njëherësh edhe një helikopter, që iu devijua fluturimi derisa ishte në trajnime.
Një anëtar i ekipit të shpëtimit është lëshuar nga helikopteri dhe ka ndihmuar tre personat, që pastaj janë dërguar në një vend të sigurt.
Nuk është raportuar për lëndime e as për ndonjë shqetësim shëndetësor.
-
Mbi 200 persona të zhdukur pasi një varkë u përmbys pranë kufirit Tajlandë-Malajzi
-
Greqi, tre të vdekur pas përplasjes së varkës që transportonte emigrantë
-
Policia bregdetare në Greqi shpëton 100 emigrantë
-
Tetë të vdekur në San Diego pas përmbysjes së dy varkave të peshkimit
-
Del videoja rrëqethëse kur tre peshkatarë rrethohen nga peshkaqenët