Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Del videoja rrëqethëse kur tre peshkatarë rrethohen nga peshkaqenët

Një video rrëqethëse është publikuar ku shihen tre peshkatarë në një skenë direkt teksa luftonin me duar e këmbë me peshkaqenët pasi varka e tyre u fundos në Gjirin e Meksikës.

Burrat - Phong Le, Son Nguyen dhe Luan Nguyen - ishin në luftë për jetën e tyre kur një helikopter i Rojave Bregdetare të SHBA-së u fut për t'i shpëtuar ata, raportoi NYP.

"I shpëtuam në kohën e duhur", thanë nga Rojet Bregdetare ndërsa publikuan videon dramatike të shpëtimit.

Treshja u largua nga Venecia, Luiziana, me varkën e tyre të shtunën dhe filloi të përjetonte probleme me motorin rreth 25 milje larg bregut.

"Anija filloi të mbushej shumë ujë, kështu që u mbyt", tha Luan Nguyen.

Një anëtar i familjes i raportoi ata të zhdukur më vonë të shtunën, duke shkaktuar një kërkim masiv.

Edhe Burri e tërheq zvarrë për ta futur në det, peshkaqeni e kafshon Kuriozitet Burri e tërheq zvarrë për ta futur në det, peshkaqeni e kafshon

Kur ekipet e shpëtimit i gjetën ku ishin, burrat ishin të rrethuar nga peshkaqenë.

Ata u shpëtuan dhe u dërguan në spital për t’u trajtuar për lëndimet që kishin pësuar nga peshkaqenët.

https://nypost.com/?post_type=article&p=24204777