Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Në Seul mbahet fushata për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në botë

Organizata joqeveritare, “Kultura hyjnore, paqja botërore dhe rivendosja e shndërrimit’ ka organizuar në Seul të Koresë Jugore, një sërë ngjarjesh fokusi i të cilave ishte luftimi i ekstremizmit.

Derisa komuniteti global është duke u ballafaquar me ekstremizmin e përhapur, që shoqërohet me dhunën dhe qëndrimet radikale, dukuria është duke paraqitur shqetësim të madh për stabilitetin dhe prosperitetin në botë.

Qeveritë kombëtare janë përgjigjur ndaj këtyre çështjeve me politika vendore dhe bashkëpunim ndërkombëtarë në siguri dhe arsimim.

Bashkë me përpjekjet në nivel kombëtar, OJQ-të ndërkombëtare kanë organizuara fushata të ndryshme për të ngritur vetëdijen e opinionit rreth nevojës për paqe e tolerancë në botë dhe parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Në 85 qytete në 43 shtete të botës përfshirë Pekinin, Nju Jorkun, Parisin, Seulin, Sidnejn dhe Tokion me 25 maj, organizata “Kultura hyjnore, paqja botërore dhe rivendosja e shndërrimit’ e cila funksionin nën ombrellën e departamentit të OKB-së të Informimit Publik (UN DPI), organizoi fushatën e titulluar ‘Ecja dhe Biseda në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm’ si me komunitetin lokal ashtu edhe me asociacionet e të rinjve.

Edhe Kosova pjesë e Samitit në Seul, që ka moton “Të bashkohemi për paqe” Arbëri Kosova pjesë e Samitit në Seul, që ka moton “Të bashkohemi për paqe”

Në fjalimin e tij, kreu i OJQ-së, Man Hee Lee, bëri thirrje për bashkëpunim global në ndërtimin e paqes. “Duke i dhënë fund luftës, bota e paqes mund të themelohet”. Ai po ashtu theksoi nevojën e pjesëmarrjes civile që t’i jepet fund luftës dhe të krijohet trashëgimia për gjeneratat e reja, e që është detyrë e secilit në botë.

Përgjatë ngjarjes, nëpërmes bisedave, vlerësimeve dhe besimeve pjesëmarrësit patën mundësi që të reflektojnë se si veprimet e tyre mund të ndiqen në përputhje me besimin e tyre.

Studentja Sara Florian, e cila mori pjesë në ngjarje, tha se Guatemala, shteti nga i cili vjen vuajti nga konflikti i brendshëm për rreth 30 vjet. ‘U rrita duke dëgjuar tregime të luftës nga prindërit e mi dhe shkatërrimi është ende i përhapur në shumë pjesë të vendit derisa dëmi psikik dhe fizik edhe sot, 20 vjet pas përfundimit të luftës ekziston”.

Në fund të ngjarjes, pjesëmarrësit u mblodhën bashkë për ecjen për paqe.

Edhe Mozaiku i paqes shtron rrugën drejt Paqes Globale, me ndihmën e emancipimit të rinisë Botë Mozaiku i paqes shtron rrugën drejt Paqes Globale, me ndihmën e emancipimit të rinisë

Kjo fushatë daton qysh nga viti 2013 kur Deklarata për Paqe në Botë është përpiluar nga kjo OJQ me sloganin ‘Lërini paqes trashëgimi për gjeneratat e ardhshme’. Fushata e këtij viti do të zgjasë deri më 28 maj.

{gallery}