Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Koreja e Jugut paralajmëron për rreziqet e AI-së në demokraci

Presidenti koreanojugor

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, i ka quajtur të hënën lajmet e rreme dhe dezinformatat e bazuara në inteligjencën artificiale dhe teknologjinë digjitale, kërcënime për demokracinë, raportoi Reuters.

Kështu u shpreh ai në një samit global, ku u akuzua Kina dhe Rusia për kryerjen e fushatave propagandistike keqdashëse.

Duke folur në hapjen e Samitit për Demokraci që po mbahet në Seul, Yoon ka thënë se vendet kanë për detyrë të ndajnë përvojat në mënyrë që inteligjenca artificiale dhe teknologjia të mund të përdoren për ta promovuar demokracinë.

“Lajmet e rreme dhe dezinformatat e bazuara në inteligjencën artificiale dhe teknologjinë digjitale jo vetëm që shkelin lirinë individuale dhe të drejtat e njeriut, por gjithashtu kërcënojnë sistemet demokratike”, është shprehur ai.

Koreja e Jugut po pret konferencën e tretë të Samitit për Demokraci, iniciativë e Presidentit të SHBA-së, Joe Biden.

Kërcënimet digjitale ndaj demokracisë dhe se si teknologjia mund të promovojë demokracinë dhe të drejtat universale të njeriut, pritet të jenë agjenda kryesore e takimeve treditore, ku marrin pjesë përfaqësues nga më shumë se 30 vende, duke filluar nga Kosta Rika në Shtetet e Bashkuara dhe Gana.

Artikuj të ngjashëm