Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mozaiku i paqes shtron rrugën drejt Paqes Globale, me ndihmën e emancipimit të rinisë

Përgjatë muajit maj të këtij viti, shumë të rinj nga e gjithë bota kishin një qëllim: mjedisin paqësor dhe stabilitetin në komunitetin global.

Me temën ‘Flisni e Marshoni për të Parandaluar Ekstremizmin e Dhunshëm’ ngjarje e cila u organizua dhe përkrah nga OJQ-të globale, qytetarët në 85 shtete në botë në mënyrë aktive janë angazhuar në fushatën për paqe për të ngritur kështu vetëdijen civile dhe pjesëmarrjen vullnetare në përpjekjet për krijimin e paqes.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

OJQ-ja ndërkombëtare “Heavenly Culture, World Peace, Restoration of Light (HWPL)” e cila vepron nën OKB-në organizoi fushatën globale. Që nga viti 2013, kjo ngjarje vjetore organizohet cdo 25 maj si kremte për Deklaratën e Paqes në botë, e cila adreson bashkëpunimin global për themelimin e ligjit ndërkombëtar për paqe angazhim të të rinjve në komunitet për mjedisin paqësor dhe rrit rolin e medieve sa iu përket këtyre çështjeve. Për të nxitur krijimin e paqes të parapara me Deklaratë, HËPL ka organizuar ngjarje të ndryshme në botë.

Në Tajlandë shumë studentë kanë marrë pjesë në ngjarje, mes të cilave edhe fjalime inkurajuese në pesë gjuhë. Në Kinë, ku historia e prosperitetit dhe bashkekzistencës paqësore është thelbi i civilizimit kinez, rreth 300 pjesëmarrës nga komunitete të ndryshme përfshirë nxënës të shkollave të mesme morën pjesë në një marsh me ç’rast mbanin pankarta nga Deklarata e Paqes.

Evenimente kishte edhe në Cape Town, me ç’rast u kremtua 4 vjetori i Deklaratës për Paqe në Botë dhe Dita e Afrikës. Roli i të rinjve në fushatat sociale është të sjell ndryshime pozitive dhe kjo është theksuar në këtë ngjarje. Në Sudanin Jugor, është theksuar se paqja është obligimi ynë. Duke pasur përvojë të madhe me konflikte kombëtare dhe luftëra civile me dekada dhe mbi 300 mijë njerëz të vdekur dhe 2.7 milionë refugjatë, shteti i ri i Sudanit Jugor ishte rezultat i shpresës dhe paqes e stabilitetit me përkrahjen e 99 për qind banorëve.

Më shumë se 5 mijë njerëz nga ky shtet morën pjesë në festimet e 25 majit. Në Frankfurt po ashtu me 27 maj është marshuar për paqe. Pjesëmarrësit aty theksuan se HWPL e merr organizimin e vet në mënyrë shumë pozitive dhe të ndritur.

E në Korenë Jugore të rinjtë ndërkombëtarë dhe banorët lokal në shumë qytete u mblodhën për këtë rast. Rreth 30 mijë njerëz morën pjesë në marshin masiv për paqe dhe në ngjarje të tjera që u mbajtën lidhur me këtë.

Image