Në Beograd ka nisur të hënën një peticion, përmes të cilit u bëhet thirrje presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Qeverisë së këtij vendi, që të mos i vënë sanksione Rusisë.
Sipas gazetës “Danas”, atë e kanë firmosur mbi 200 figura të shquara të këtij vendi, mes tyre edhe kryepeshkopi Irinej dhe regjisori Emir Kusturica.
Në peticion, Vuçiqit i bëhet thirrje që të shmang presionet e Perëndimit për sanksione Rusisë.
Mediat serbe kanë raportuar ditëve të fundit se ndaj Vuçiqit janë shtuar thirrjet për sanksione ndaj Rusisë, yash pas përfundimit të zgjedhjeve në Serbi.
Serbia është ndër vendet e vetme në Evropë që ka refuzuar të vë sanksione ndaj Rusisë, duke ruajtur kështu lidhjet “miqësore e vëllazërore” me këtë vend.
-
Ambasadori rus në Beograd: Perëndimi dëshiron ta zëvendësojë Vuçiqin me një politikan të dobët
-
Vuçiq bisedon me Putinin, i thotë se Serbia s’do t’i vendosë asnjë sanksion Rusisë
-
BE-ja dhe SHBA-ja presion Serbisë: Marrëdhëniet me Rusinë “nuk janë normale”
-
Vuçiqi do të kërkojë që nga deklarata e Samitit në Tiranë të hiqen sanksionet ndaj Rusisë
-
Politikanët perëndimorë i kërkojnë BE-së, SHBA-së e Britanisë qasje më të ashpër ndaj Serbisë