Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të kërkojë që nga teksti i deklaratës së Samitit “Ukrainë – Europa Juglindore” në Tiranë të hiqet pjesa e sanksioneve ndaj Rusisë dhe po ashtu fjalët “ndikimi malinj i Federatës Ruse në vendet e rajonit”, raporton “B92”.
Vuçiqi po ashtu thuhet se do të kërkojë që në tekst të mos shkruhet “vendet”, por “gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor”.
Vuçiq para gazetarëve ka thënë se ka disa propozime për deklaratën.
“Ne kemi disa propozime për një deklaratë, ta shohim... E vetmja gjë që mund të them është se do t’i përmbahem parimeve të miratuara nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Republikës së Serbisë dy vjet më parë”, tha Vuçiq.
Artikuj të ngjashëm
-
Vuçiqi nuk merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor
-
Vuçiqi i ashpër me Kroacinë e Slloveninë që mbështeten heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës
-
Vuçiqi nga Brukseli: Nesër t’i vendosim sanksione Rusisë dhe ta njohim Kosovën, kështu jemi në BE
-
Putini çmon politikën e jashtme të Vuçiqit gjatë një takimi në Pekin
-
Vuçiq shkon në Ukrainë, por refuzon ta nënshkruajë deklaratën që dënon agresionin rus