Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Në Rusi, 5.642 raste me koronavirus në 24 orët e fundit

Rusia ka shënuar 5.642 raste pozitive me koronavirus në 24-orëshin e fundit, duke e rritur kështu numrin e përgjithshëm në 52.763.

Numri i rasteve në Rusi, i cili është më i ulët se në vendet evropiane, ka ngjallur dyshime.

Ekspertët paralajmërojnë që kapaciteti i testimit të Rusisë pengohet nga burokracia, përderisa zyrtarët paralajmërojnë që numri i saktë i rasteve është shumë më i lartë, shkruan “themoscowtimes” të martën.

Shumica e të infektuarve në Rusi janë në Moskë. Që nga 30 marsi, 12 milionë banorët e Moskës janë urdhëruar të izolohen me shumë pak përjashtime.
‘’Qyteti do të përballet me javë të vështira. Kulmi i vdekjeve parashihet të jetë në dy deri tri javët e ardhshme’’, ka thënë Anastasia Rakova, nënkryetare e Moskës.

Këtë javë, autoritetet i kanë forcuar masat duke prezantuar një leje digjitale, e cila do t’u duhet personave, si për udhëtim me makinë ashtu edhe për transport publik.
Qytetarët duhet t’iu përmbahen masave deri më 1 maj, kur ata besohet se do të mund të dalin nga shtëpitë për të shkuar në punë, për të shëtitur kafshët dhe për të shkuar në markete.

Deri tash, në Rusi kanë vdekur 456 njerëz si pasojë e koronavirusit.

Artikuj të ngjashëm