Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia regjistron rekord ditor të rasteve me koronavirus, afro 22 mijë

Rusia ka regjistruar rekord ditor të rasteve të reja me koronavirus. Në 24 orët e fundit në Rusi janë regjistruar 21.798 raste të reja, përfshirë 6897 në Moskë, duke e çuar kështu shifrën totale të infektuarve në 1.796.132.

Po ashtu autoritetet kanë raportuar për 256 të vdekur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, duke e çuar shifrën totale të vdekurve në 30.793.

Në Çeki ndërkohë ka filluar të bie numri i të infektuarve. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 3608 raste të reja, që është shifra më e ulët në katër javët e fundit. Janë raportuar 177 të vdekur në 24 orët e fundit, duke çuar totalin e të vdekurve në 4858.