Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Në prag të zgjedhjes së qeverisë, Ivanov “në raport” te Putini

Në kohën kur po pritet zgjedhja e qeverisë së re në Maqedoni, presidentit i vendit Gjorgje Ivanov po qëndron për një vizitë zyrtare në Rusi, njofton agjencia e lajmeve INA.

Presidenti i vendit sot dhe nesër do të realizojë takime me përfaqësues të lartë të Federatës ruse, përfshirë këtu edhe presidentin rus, Vlladimir Putin.

Ai gjithashtu do ta marrë një dekoratë nga Patrikana autoqefale e Moskës dhe tërë Rusisë.