Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Erdogani takon Putinin më 5 gusht në Rusi

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do të zhvillojë një takim me homologun e tij rus, Vladimir Putin, në qytetin bregdetar Sochi të Rusisë, ka njoftuar të martën agjencia e lajmeve "Interfax", transmetoi "Al Jazeera".

Lajmin për këtë takim që pritet të zhvillohet më 5 gusht e ka njoftuar zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Erdogani dhe Putini thuhet se do të diskutojnë problemet rajonale dhe marrëdhëniet dypalëshe.