Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të zhvillojë të premten një bisedë telefonike me homologun e tij turk, Recep Tayyop Erdogan, ka bërë të ditur Kremlini, raporton Reuters.
Biseda e tyre vjen pak ditë pas takimit të ekipeve negociatore të Ukrainës dhe Rusisë në Stamboll, me ndërmjetësimin e Erdoganit.
Presidenti turk ka deklaruar se Turqia është e gatshme të marrë rolin e garantuesit për sigurinë e Ukrainës, mirëpo detajet për këtë nuk janë dhënë.
Ndërkohë në takimin e së martës mes dy palëve në Stamboll, Ukraina ka propozuar mbajtjen e statusit neutral, që nënkupton mosbashkimin me aleancën NATO, apo mosmbajtjen e ndonjë baze të huaj ushtarake në territorin e saj, në këmbim të ofrimit të sigurisë nga shtetet e tjera.
Erdogani ka zhvilluar një bisedë telefonike të enjten edhe me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
-
Erdogani fton Putinit për bisedime me Zelenskyn në Turqi
-
Kremlini: Putini riafirmon angazhimin për zgjidhje diplomatike të konfliktit në Ukrainë
-
Erdogani i thotë Putinit se Turqia po punon për një fund të drejtë të luftës në Ukrainë
-
Delegacioni ukrainas takohet me Erdoganin para bisedimeve me Rusinë
-
Erdogan: Propozimi i Rusisë për bisedime të reja në Stamboll rrit shpresat për paqe