Në Mal të Zi janë regjistruar 216 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit. Ndërsa kanë vdekur tre pacientë si pasojë e COVID-19.
Siç ka lajmëruar Instituti i Shëndetit Publik në Mal të Zi, në 24 orët e fundit janë testuar 839 mostra dhe kanë rezultuar pozitive 216 prej tyre. Në Podgoricë janë regjistruar më së tepërmi raste të reja, 73. Viktimat kanë qenë të moshës 61 dhe 72-vjeçare.
Po ashtu është njoftuar për shërimin e 40 pacientëve.
Që nga fillimi i pandemisë në Mal të Zi 112 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19. Aktualisht janë 1451 raste aktive me COVID-19.
Artikuj të ngjashëm
-
Katër të vdekur dhe 478 të infektuar brenda 24 orëve në Mal të Zi
-
Nëntë të vdekur e 619 raste të reja me COVID-19 në Mal të Zi
-
491 raste të reja dhe 6 viktima me koronavirus në Mal të Zi
-
Në Mal të Zi, 7 të vdekur e gati 500 raste pozitive me COVID-19
-
Në Mal të Zi tetë të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, e 354 të infektuar të rinj