Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Në Lviv shpallet ora policore

Në Lviv shpallet ora policore

Një orë policore është shpallur në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv, ku refugjatët po ikin drejt kufirit me Poloninë.

Guvernatori rajonal i Lvivit, Maksym Kozytskyy përmendi "inteligjencën e re" si arsyen e urdhrit, raporton Sky News të shtunën.

Ora policore do të zgjasë nga ora 23:00 deri në 5 të mëngjesit, dhe më pas çdo ditë ndërmjet atyre orëve deri në njoftimin e dytë.

Të shtunën fillojnë Pashkët Ortodokse.

Kishat në zonë po i shtyjnë shërbesat e tyre të natës së Pashkëve deri në orët e mëngjesit.