Në Iran është arrestuar një grua, e cila ka protestuar në mënyrë paqësore kundër mbulesës së detyrueshme.
Në një video të shkarkuar në YouTube, gruaja duket duke qëndruar mbi një bllok dhe duke valëvitur shaminë e saj në sheshin Revolucioni të Teheranit.
Policia më pas arrin dhe e arreston gruan, ndërsa njerëzit përreth bërtasin: “Lëreni të qetë”. Në Teheran ka pasur disa protesta të ngjashme.
Gruaja që ka bërë protestën e parë të tillë më 27 dhjetor, është bërë simbol i sfidimit të kodit strikt të veshjes në Iran. Ajo tani quhet “Vajza e Rrugës Revolucioni”.
Pas protestës së saj, janë arrestuar edhe disa gra të tjera që kanë shprehur pakënaqësi ndaj shamisë së detyrueshme.
Edhe
Gratë pa shami në krah të regjimit, nacionalizmi i ri që po ndërton Irani
Kodi islamik i veshjes është bërë i obligueshëm në Iran pas revolucionit të vitit 1979.
Policia e moralit përndjek vazhdimisht gratë që nuk e mbulojnë kokën në publik.
-
“Vazhduan të vrisnin pa ndalur” - Dëshmitarët përshkruajnë shtypjen e dhunshme në Iran
-
Armë në televizion dhe në rrugët e Iranit ndërsa Trumpi ripërtërin kërcënimet për luftë
-
Bahrejni arreston 41 të dyshuar për lidhje me Gardën Revolucionare të Iranit
-
Irani ekzekuton të dënuarin për bashkëpunim me Izraelin dhe SHBA-në