Ushtria e qeverisë siriane ka marrë kontrollin e plotë të qytetit Duma, i cili drejtohej nga rebelët. Në këtë mënyrë forcat që mbështesin presidentin Bashar al-Assad kanë kontrollin e plotë të rajonit të Gutës Lindore. Kjo është konfirmuar nga shefi i misionit rus për pajtimin e palëve në Siri.
“Nga sot, njësi të policisë ushtarake dhe forcat e armatosura ruse do të punojnë në qytet. Kjo është një garanci e sundimit të rendit dhe ligjit”, tha zyrtari i ushtrisë së Kremlinit.
Por ky vendim mund të çojë në një përplasje ushtarake me Shtetet e Bashkuara duke parë që Uashingtoni është gati të bombardojë këtë rajon.
Artikuj të ngjashëm
-
Trupat siriane hyjnë në territorin e fundit të rebelëve në Gutan Lindore
-
Liderët e rebelëve garantojnë siguri për bazat ushtarake ruse në Siri
-
Ushtria siriane tërhiqet nga jugu për të mbrojtur Homsin
-
Rebelët sirianë marrin nën kontroll pjesën më të madhe të rajonit kyç jugor
-
Rusia merr nën kontroll qytetin kyç në lindje të Ukrainës