Agjencia ruse e lajmeve “RIA Novosti” ka raportuar se Kremlini është në kontakt me liderin e opozitës së armatosur siriane, “të cilët kanë garantuar siguri për bazat ushtarake ruse dhe institucionet diplomatike në Siri”.
Agjencia ka cituar një burim anonim në Kremlin, i cili ka thënë se Rusia “gjithmonë ka bërë thirrje për zgjidhje politike në krizën siriane”, raporton BBC.
“Ne shpresojmë se dialogu sirian do të vazhdojë, duke u bazuar në interesat e banorëve sirianë dhe zhvillimet bilaterale të marrëdhënieve mes Rusisë dhe Sirisë”, ka thënë burimi.
Më herët, agjencia ruse e lajmeve ka thënë se Assadit dhe familjes së tij i është mundësuar azili politik në Moskë.
Bie regjimi i Assadit në Siri
Qeveria siriane ka rënë herët të dielën duke shënuar një fund të sundimit 50-vjeçar të familjes...-
Putini i ofron liderit të ri sirian mbështetje dhe bashkëpunim
-
Putini ka pritur në Moskë presidentin e Sirisë, Al-Sharaa
-
Presidenti i Sirisë do të qëndrojë në Moskë të mërkurën
-
Turqia e gatshme të ofrojë trajnime ushtarake për rebelët sirianë
-
Putini i ka ofruar azil politik Assadit, konfirmon Kremlini