Në Florida ka ditë që ka mungesë të një ilaçi për lopë dhe kuaj. Dhe arsye për këtë është se atë po e përdorin njerëzit.
Ilaçi Ivermectin, që ndihmon kafshët të nxjerrin parazitët nga barku, po përdoret nga njerëzit si kurë alternative për të shëruar COVID-19, ka thënë komisionieri i Bujqësisë në Florida, Nikki Fried, shkruan Flordia Politics.
Ivermectin përdoret si trajtim anti-parazitik për bagëtinë, dhe nuk është miratuar për përdorim nga njerëzit. Prodhuesi i tij, Merck, tha se nuk ka "asnjë dëshmi domethënëse për aktivitetin klinik ose efikasitetin te pacientët me COVID-19".
Por pavarësisht paralajmërimeve nga Administrata e Ushqimit e Barnave dhe Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve se marrja e ilaçit për të luftuar virusin mund të dëmtojë njerëzit, shumë njerëz në Florida kanë vendosur ndryshe, duke i besuar ekspertizës së dyshimtë në mediat sociale.
Dhe rezultati: Është shënuar mesatarisht një rast në ditë me helmim që ka lidhje me Ivermectin.
-
Serbët “po kurohen” nga COVID-19 me ujë manastiri, krem për bebe dhe ilaç të kafshëve
-
Synohet heqja nga tregu e suplementeve me fluor që përdoren për mbrojtjen e dhëmbëve të fëmijëve
-
Gripi i shpendëve godet industrinë e qumështit në Kaliforni
-
SHBA-ja regjistron një rast me gripin e shpendëve, pacienti u sëmur nga lopët
-
Ilaçi që në Kosovë përdoret pa recetë, po u shkakton paraliza stomaku amerikanëve