Një person në Texas ka rezultuar pozitiv me gripin e shpendëve, duke u bërë kështu rasti i dytë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) që u infektua nga tufa e lopëve qumështore.
BBC-ja ka raportuar se sipas zyrtarëve shëndetësorë pacienti ka përjetuar skuqje të syve pasi ra në kontakt me lopët e sëmura.
Ekspertët thanë se rreziku për shpërndarje është i ulët, por qytetarët duhet t’i marrin masat paraprake kur janë pranë kafshëve të prekura.
Pacienti nga Texasi është në izolim dhe po trajtohet me ilaçe antivirale.
Pavarësisht emrit, ky virus nuk kufizohet vetëm te shpendët, pasi javëve të fundit është zbuluar të lopët në disa shtete, përfshirë Texasin, Kansasin dhe Michiganin. Zakonisht nuk shpërndahet te njerëzit, por infeksionet e tilla konsideorhen të rralla në mbarë botën.
Edhe
Gripi i shpendëve godet industrinë e qumështit në Kaliforni
Ky virus zakonisht shkakton simptoma të lehta të gripit, probleme me rrugët e frymëmarrjes, skuqje në sy, por mund të shkaktojë edhe pneumoni.
Rasti i parë me këtë grip të shpendëve në SHBA ishte regjistruar në 2022-n në Colorado.
-
Shkencëtarët indianë parashikojnë se si gripi i shpendëve mund të përhapet te njerëzit
-
Ekspertët shëndetësorë të shqetësuar se gripi i shpendëve mund të kthehet në pandemi
-
Regjistrohet vdekja e parë nga gripi i shpezëve në SHBA
-
Një burrë në Meksikë vdes nga rasti i parë i një varianti të gripit të shpendëve te njerëzit