E shtrirë përgjatë kodrinave të mbuluara me pyje në Vietnamin Qendror, dy duar gjigante prej betoni ngrihen përtej drunjve për ta mbajtur një urë të artë vezulluese të mbushur me vizitorë të mahnitur, të cilët nuk ndalojnë së bëri “selfie” në pikën më atraktive turistike të vendit.
E projektuar për t’i bërë vizitorët të ndihen sikur po shëtisin nëpër një shteg që shtrihet mbi duart e zotave, “Ura e Artë” ka joshur turma të tëra vizitorësh që prej hapjes së saj në kodrinën Ba Na në afërsi të Danangut, gjatë qershorit, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”.
Fotografitë e kësaj ure unike kanë qarkulluar nëpër mediat sociale, duke e befasuar madje edhe vetë arkitektin, i cili nuk e kishte as përshtypjen më të vogël se vepra e tij do ta tërhiqte kaq shumë vëmendjen.
“Jemi krenarë se produkti ynë është vizituar dhe fotografitë e tij janë përhapur kudo nëpër botë”, ka thënë projektuesi kryesor dhe themeluesi i “TA Landscape Architecture”, Vu Viet Anh, duke folur për agjencinë e lajmeve AFP.
E vendosur në një lartësi prej mbi 150 metrash, ura gjarpëron përgjatë pyjeve mbi malet që për të parën herë u zhvilluan nga kolonizuesit francezë si një stacion malor në vitin 1919. Zona sot është një atraksion i madh turistik, ku qarkullohet me anë të teleferikëve, ndërsa përbën një lloj replike të fshatrave mesjetare franceze – përfshirë kështjellat dhe katedralet - me kopshte të zbukuruara dhe me një muze skulpturash dylli të Lady Gagas dhe Michael Jordanit. Por të vetmit rikujtues të banorëve të hershëm francezë janë shtëpizat pushimore që ende mund të shihen nga distanca, përgjatë udhëtimeve me teleferik. Ama vizitorët janë më të interesuar për të porsandërtuarën Cau Vang, që nga vjetnamishtja do të thotë “Ura e Artë” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
“Shtëpia e fisnikërisë”, një udhëtim në botën e aristokracisë kineze
-
Një urë në Greqi u shemb para tre vjetësh, por shoferët vazhdojnë ta përdorin
-
Varri unik i zbuluar në Rumani, hap një kapitull pesë mijë vjet të vjetër
-
Megatunelet nëntokësore që rivizatojnë hartën hekurudhore të Evropës
-
Kultivimi i kafesë në qytetin ku shumë s’besonin se mund të ndodhte