Në Argjentinë tani lejohet aborti deri në javën e 14 të shtatzënësisë.
Është ditë historike për parlamentin argjentinas dhe gjithë vendin, pasi është votuar ligji për legalizimin e abortit, pavarësisht kundërshtimeve të Kishës Katolike dhe Papës me prejardhje nga Argjentina, transmeton KTV.
Dhoma e ulët e parlamentit e miratoi Ligjin për Legalizim të Abortit deri në javën e 14 të shtatzënisë. Për këtë ligj votuan 129 deputetë e 125 ishin kundër. Debati për këtë ka zgjatur 24 orë.
Kisha Katolike ndërkohë kishte bërë çmos që ligji të mos miratohet. Peshkopët kanë tentuar t’i bindin deputetët që të mos votojnë, duke i kërcënuar me nder dhe përjashtim nga Kisha. Aborti deri tash në Argjentinë lejohet vetëm në rast të përdhunimit ose kur jeta e nënës është në rrezik.